Installieren Sie die genialokal App auf Ihrem Startbildschirm für einen schnellen Zugriff und eine komfortable Nutzung.
Tippen Sie einfach auf Teilen:
Und dann auf "Zum Home-Bildschirm [+]".
Bei genialokal.de kaufen Sie online bei Ihrer lokalen, inhabergeführten Buchhandlung!
"O sa mirë me qenë shqiptar" nuk është një himn, por një manual satirik për mbijetesën në republikën e paradokseve. Është një pasqyrë ku shqiptarët shihen ashtu siç janë: krenarë për historinë e lashtë, ndërsa rreken ne jetën moderne; flamurmbajtës të kombit, por me një dorë te xhepi i tjetrit; patriotë në fjalë, por emigrantë në vepra.
Ky libër vë gishtin aty ku dhemb më shumë: tek mburrja pa sens, tek korrupsioni që quhet "mençuri", tek servilizmi që maskohet si kulturë, e tek zakoni i përjetshëm për t'u dukur më i madh se realiteti.
Me humor të zi dhe ironi therëse, autori nuk kursen askënd: nga politikanët që shesin retorikë të skaduar, te qytetari i zakonshëm që shfryhet në kafe e hesht në kutinë e votimit. "O sa mirë me qene shqiptar" është një libër që të bën të qeshësh me zë, por edhe të përtypesh hidhur. Dhe ndoshta, pas të qeshurës, mbetet pyetja: a është vërtet mirë, apo vetëm duket?
Lutfi Dervishi është publicist dhe autor i njohur për penën e mprehtë dhe ironinë therëse. Libri i tij i parë me fabula, "Edhe për të qarë" (1994), u pasua nga një sërë shkrimesh e botimesh që ndërthurin humorin me reflektimin shoqëror. Me librin satirik "O sa mirë me qenë shqiptar", ai vijon traditën e vëzhgimit kritik ndaj realitetit, duke e kthyer paradoksin shqiptar në letërsi që të bën të qeshësh dhe të mendohesh njëkohësisht.