Installieren Sie die genialokal App auf Ihrem Startbildschirm für einen schnellen Zugriff und eine komfortable Nutzung.
Tippen Sie einfach auf Teilen:
Und dann auf "Zum Home-Bildschirm [+]".
Bei genialokal.de kaufen Sie online bei Ihrer lokalen, inhabergeführten Buchhandlung!
Ihr gewünschter Artikel ist in 0 Buchhandlungen vorrätig - wählen Sie hier eine Buchhandlung in Ihrer Nähe aus:
"O sa mirë me qenë shqiptar" nuk është një himn, por një manual satirik për mbijetesën në republikën e paradokseve. Është një pasqyrë ku shqiptarët shihen ashtu siç janë krenarë për historinë e lashtë, ndërsa rreken ne jetën moderne; flamurmbajtës të kombit, por me një dorë te xhepi i tjetrit; patriotë në fjalë, por emigrantë në vepra.
Ky libër vë gishtin aty ku dhemb më shumë tek mburrja pa sens, tek korrupsioni që quhet "mençuri", tek servilizmi që maskohet si kulturë, e tek zakoni i përjetshëm për t'u dukur më i madh se realiteti.
Me humor të zi dhe ironi therëse, autori nuk kursen askënd: nga politikanët që shesin retorikë të skaduar, te qytetari i zakonshëm që shfryhet në kafe e hesht në kutinë e votimit. "O sa mirë me qene shqiptar" është një libër që të bën të qeshësh me zë, por edhe të përtypesh hidhur. Dhe ndoshta, pas të qeshurës, mbetet pyetja: a është vërtet mirë, apo vetëm duket?
Lutfi Dervishi është publicist dhe autor i njohur për penën e mprehtë dhe ironinë therëse. Libri i tij i parë me fabula, "Edhe për të qarë" (1994), u pasua nga një sërë shkrimesh e botimesh që ndërthurin humorin me reflektimin shoqëror. Me librin satirik "O sa mirë me qenë shqiptar", ai vijon traditën e vëzhgimit kritik ndaj realitetit, duke e kthyer paradoksin shqiptar në letërsi që të bën të qeshësh dhe të mendohesh njëkohësisht.